Arrestohet bashkëpunëtori i autorit të dyshuar të vrasjes me armë zjarri të Kol Murranin dhe shokun e këtij të fundit, Preng Simonin më 27 prill në Lezhë.

Vihet në pranga Agron Lushi, i cili rezulton i dënuar më parë për plagosje me armë. Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së datës 27 prill, grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, në vijim të veprimeve, në bashkëpunim edhe me Institutin e Policisë Shkencore, ka bërë të mundur sigurimin e provave shkencore për bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në këto prova shkencore është bërë arrestimi i 35-vjeçarit, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të Agron Lushit, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kujtojme se për krimin n♪7 fjal

NGJARJA
Kujtojmë se për krimin në fjalë është arrestuar Aleksandër Përdoda, i cili ka pranuar edhe autorësinë, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave të qelisë. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Përdoda, ka vrarë me armë zjarri Kol Murranin dhe shokun e këtij të fundit, Preng Simonin, ndërsa pas ka si motiv një konflikt pronësie që ai kishte me rapsodin e njohur të kësaj zone (Kol Murranin).

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar, Përdoda, u arratis, ndërkohë që u arrestua disa orë më vonë nga policia. Pasi u mor në pyetje nga oficerët e policisë, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihej nga shumë banorë të zonës. Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjesin e 27 prillit për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb