Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg”, për Agron Lushin të arrestuar pak ditë me parë si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, ngjarje e ndodhur më 27 prill në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.

Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari e ka mohur përfshirjen e tij në këtë krim.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm. Nisur nga këto të dhëna u shpall në kërkim si i dyshuar për ngjarjen 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Po ashtu policia tha se për ngjarjen dyshohet se Përdoda kishte bashkëpunuar me Agron Lushin të arrestuar pak ditë me parë.

Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb