Mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën, pasi është gjetur i pajetë shtetasi 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxha.

Mësohet se 58-vjeçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Sipas policisë, 58-vjeçari Renato Hoxhaj, është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor.

Po në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.

Ndërkohë, mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik.

Në një intervistë menjëherë pas ngjarjes për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, bashkëjetuesja e tij ka dhënë detaje.

“Renato ishte i divorcuar ka një fëmijë. Mua me ndiqte nga shtëpia ishte i dhunshëm. Nuk konsumonte as alkool as drogë. Alkool pinte ndonjëherë, shtrihej flinte dhe qetësohej.Mua më bëri nder njëra që njihja dhe më lidhi me të që të jetoja në shtëpinë e tij.

Atë ditë u ngrita në orën 06:00. Unë qëndrova në shtëpi. Dëgjova të shtëna por mendova se ishin fishekzjarrë.

Dola nga shtëpia rreth 30 minuta më vonë kur e gjeta të shtrirë. Nisa të bërtisja për ndihmë por asnjë nuk erdhi, vetëm gjitonja aty pranë. Më tha nuk di gjë nuk kam dëgjuar gjë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb