SHKODËR

Policia e Shtetit ka dhënë sot informacion, në lidhje me vrasjen e Ridvan Ramazanit, duke thënë se ka identifikuar vrasësin e dyshuar dhe se po kërkon për të.

Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Duel Mehmedaj.

Në makinë me të ka qenë edhe i vëllai i tij, Hydajet Mehmetaj. Ky i fundit ka qenë thjesht i pranishëm në vendngjarje, por nuk ka kryer asnjë veprim.

Fisi Mehmetaj është nga fshati Darragjat i Shkodrës. Autori i dyshuar dhe viktima janë nga i njëjti fshat.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb