Brian Thompson, 50 vjeç, shefi ekzekutiv i UnitedHealthcare, u qëllua për vdekje jashtë hotelit Hilton në Midtoën Manhattan herët të mërkurën në mëngjes përpara se të humbte jetën në spital nga plagët e tij.
Personi i maskuar që qëlloi ndaj Thompson duket se ka lënë një mesazh të fshehtë, të gdhendur në plumbat e tij, sugjerojnë raportet.
Detektivët gjetën fishekë të drejtpërdrejtë dhe gëzhoja të shkruara me fjalët “mohoj”, “rrëzoj” dhe “mbroj” në vendin e krimit.
NYPD po heton mesazhin e mundshëm, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me titullin e një libri të vitit 2010, mbi atë “pse kompanitë e sigurimeve nuk paguajnë dëmet dhe çfarë mund të bëni për këtë”, i quajtur “Delay, Deny, Defend”.
Dyshimet lindën pasi e veja e Thompson, me të cilën ai ka dy djem, pretendoi se burri i saj ishte kërcënuar para se të vritej.
“Ka pasur disa kërcënime,” tha Paulette Thompson, 51 vjeç, për NBC News.
Personi që kreu krimin vijon të jetë i lirë.