Sipas një zyrtari iranian, vendi ka arrestuar disa persona për të cilët besohet se janë të përfshirë në vrasjen e shkencëtarit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh.

Ndihmësi i posaçëm i kryeparlamentarit të Iranit për çështjet ndërkombëtare, Hossein Amir-Abdollahian, për televizionin lokal ‘Al-Alam TV’ tha se agjencitë e sigurisë kanë identifikuar “palët që urdhëruan vrasjen dhe arrestuan disa nga autorët e krimit”.

Zyrtari nuk dha ndonjë numër ose detaje lidhur me arrestimet, duke theksuar se autoritetet përkatëse do të japin më shumë informacione.

Fakhrizadeh, i cili udhëhoqi hulumtimin dhe inovacionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, u vra më 27 nëntor në periferi të kryeqytetit Teheran.

Udhëheqësit e lartë iranian, përfshirë presidenti Hassan Rouhani, kanë akuzuar Izraelin për orkestrimin e vrasjes dhe u zotuan për hakmarrje.

Fakhrizadeh është shkencëtari bërthamor i pestë i njohur iranian që është vrarë që nga viti 2010, me Teheranin që drejton gishtin nga Izraeli për të gjitha sulmet. /AA/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb