SPARTAK KOKA*MIRDITË- Familjarët e Shkurt Boçit, njëherazi dhe banorët e Fanit në Mirditë kërkojnë drejtësi për vrasjen e 30-vjeçarit. Ngjarja e rendë ndodhi në qendër të Fanit, më 9 shtator të vitit 1999.

Sakaq, një dëshmitar okular i ngjarjes, Martin Ndoji ka rrëfyer për News24 skenën, ku mbeti i vrarë i riu. Sipas tij, gjatë një kontrolli policor, të rinjve iu kërkua që të ngrinin duart lartë. Ai ka pohuar më tej se e njëjta gjë i ishte kërkuar dhe Boçit, ndërsa më pas ai nisi të zihen me një efektiv. Rrëfimi tronditës shkon më tej, pasi dëshmitari deklaron se teksa Shkurt Boci tentonte të largohej, policia zbrazi një karikatore në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

“Me 9 shtator 1999 kemi qene bashke me Shkurtin dhe një person tjetër, po vinim për në Fan kur mbërritëm gjetëm grupin e gatshëm policor 4, na kanë bërë një kontroll shumë çnjerëzor dhe skandaloz. Na kërkuan të ngrinim duart për të bërë një kontroll të gjithë banorëve të zonës. Njëri prej policëve i thotë shkurtit përse nuk i çon duart lart dhe e godet me shpullë polici, dhe shkurti i kundrapërgjigjet, dhe më pas ka ikur me vrap, në këtë moment polici ka zbrazur të gjithë karikatorin e automatikut ndërsa policët e tjerë u pozicionuan pak më lart dhe qëlluan mbi shkurtin.”. Më pas polici e goditi me shpullë dhe Shkurti i’u kundërpërgjigj.”, pohoi Martin Ndoji. Ai shtoi më tej se banorët e fshatit kanë qenë dëshmitar të asaj çka ngjau. “Dëshmitar për ngjarjen atë ditë kanë qenë gjithë banorët e fshatit. Pasi e vranë morën trupin dhe futën në mënyrë shumë barbare në bagazhin e furgonit. Ne kërkojmë drejtësi vetëm drejtësi sot pas 16 vitesh. Shkurti nuk ka pasur asnjëherë problem madje shumë i sjellshëm.”, tha ai.

Nga ana tjetër, babai i viktimës, Gjon Boçi ka deklaruar se djali i tij ishte i pafajshëm. Ai theksoi se i ka dërguar letra dhe presidentëve të Republikës së Shqipërisë, kryeministrave dhe Prokurorit të Përgjithshëm në këto vite, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Unë kërkoj të drejtën e djalit tim pasi ka qenë i pafajshëm, i kam bërë letër të gjithë presidentëve që nga ajo kohe e deri ditët e sotme dhe kryeministrave dhe prokurorit të përgjithshëm. Unë dua të më zbardhet çështja e djalit tim mos të dalë i prekur nga shteti, pasi nuk ka qenë as person në kërkim as i armatosur. Ta vrasësh siç vret një derr kjo është e papranueshme. Ata kanë dashur të inskenojnë një tjetër version për tu shfajësuar, i kanë vendosur një pistoletë të cilën e kishin sekuestruar tek një kuzhinier në fshatin Shpalë. Dosja është voluminoze dhe nëse ka vullnet mund të zbardhe, unë nuk tërhiqem nga drejtësia. Të vihet para përgjegjësisë autori.”, tha Gjon Boci.

Dëshmisë për mikrofonin e News24 i është shtuar dhe këpucari i fshatit, Preng Zef Gjoka, i cili ka rrëfyer se çfarë ka ngjarë atë ditë. “Sapo më la një palë këpucë për t`ia rregulluar dhe doli në qendër, kur pas pak dëgjoj të shtënat me automatik. Shkurtin e vrau policia.”, tha Gjoka.

Ndrec Nikolli, ish-shef i postes policore në Fan tha se “unë në atë periudhë kam qenë me leje të zakonshme. Kjo ka qenë një ngjarje tepër skandaloze, Z. Hysni Hoxha ish-shefi i komisariatit të Rrëshenit e di të vërtetën, në operacioni policor ka patur libër shërbimi dhe po të verifikohet ai zbulohet lehtësisht. Ai ka qenë në operacion dhe duhet ta zbardhë të vërtetën.

Fran Margjeci tha se 30-vjeçari është vrarë në nga forcat speciale të Laçit dhe Mamurrasit. “Kam qene oficer i Gardës së Republikës. Ai është vrarë nga forcat speciale të Laçit dhe Mamurrasit.”, tha Margjeci.

Ndërkohë, Mark Boci, i afërm i viktimës pohoi se: “Nuk e ka vrarë një kalimtar i rastit, apo policia serbe, e kanë vrarë policë shqiptarë, në vendngjarje është identifikuar dhe targa e furgonit, Policia 859. Do të thotë që po të ketë qenë një person i thjesht që ta kishte bërë atë krim, me 5 % të provave do të ishte zbardhur. Nuk ka shërbim policor e ushtarak që nuk ka raport shërbimi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: