Autoritetet greke vijojnë hetimet masive për zbardhjen e vrasjes së 58-vjeçarit shqiptar me plumba në kokë. Shqiptari u gjet i pajetë në Kavala, në vendin ku po punonte për mbledhjen e ullinjve.

Mediet fqinje raportojnë se ekzaminimi makroskopik ka zbuluar se bëhet fjalë për një veprim kriminal. Sipas raportimeve, shqiptari punonte si punëtor në një fermë të zonës, ndërsa është gjetur me dy plumba në kokë.

Autoritetet vijojnë të mbledhin informacion për të sqaruar motivet e vrasjes, ku po shihet edhe nëse viktima kishte ndonjë mosmarrëveshje financiare apo persona me persona të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb