Gentian Beqiri, 40-vjeçari i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapjas është ekzekutuar me armë zjarri në vitin 2012 në lagjen “Sporti i Vjetër”. Ndërkohë, edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiri ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin, kjo nuk i ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i paralizuar i viktimës.

I moshuari i sëmurë duket se ka qenë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e babait të Gentian Beqirit, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pas vdekjes së të birit, erdhi si pasojë e ushtrimit të dhunës nga vrasësit e të birit dhe jo nga infarkti. Gazetat e kohës shkruanin se, “pas ekspertimit të trupit të pajetë të Nezirit, për të cilin u dha lajmi se vdiq si pasojë e një infarkti, bëhet me dije se Nezir Beqiri ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar, pasi ka rezultuar se ka dy brinjë të thyera. Nga hetimet paraprake, dyshohet se Nezir Beqiri është përleshur me autorët e vrasjes së djalit, ku dhe si pasojë ka mbetur i vdekur”. Ndërkohë, 2 policët roje u arrestuan dhe dolën para gjykatës për këtë ngjarje. Të tjerët, u pezulluan.

Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për mediat bëri me dije asokohe se “për katër punonjës policie të nivelit të parë drejtues, punonjës pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, ka filluar ecuria disiplinore për ‘Përjashtim nga Policia e Shtetit’, pasi ata nuk kanë mundur të ruajnë viktimën në Elbasan, Gentian Beqiri”.

Në cilësinë e provës materiale, sipas Policisë së Shtetit u sekuestruan 7 telefona celularë dhe 8 predha pistolete. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shpërdorim detyre”.

Vrasja e Beqirit, policia arrestoi Florenc Çapjan

Pas vrasjes së Beqirit në arrest shtëpie, Policia e Shtetit ka saktësuar edhe njëherë arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes. Ata janë, Arben J., vjeç 31, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009, dhe Florenc Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj shtetasit F.M., në vitin 2006. “Arrestimi i tyre u bë, pasi këta shtetas dyshohet të jenë autorët e vrasjes së shtetasit Gentian Beqiri, i njohur ndryshe edhe me emrin Ardian Meta, vjeç 38, banues në Elbasan, i cili ishte në ‘arrest shtëpie’, pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Sokol Çapja në vitin 2005. Zbar-dhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarjeje kriminale si dhe identifikimi dhe kapja e autorëve u bë i mundur në bashkëpunim me Proku-rorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan”, thuhej në njof-timin e policisë të pasqyruar në gazetat e kohës. Megjithatë, Çapja paraqiti asokohe prova që vërtetonin se ai ndodhej në Maqedoni kur ndodhi krimi ndaj Beqirit.
(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: