KOSOVË- Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka dëshmuar në rastin e Enver Sekiraqës, i cili po gjykohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza. Gjykimi është bërë pa praninë e mediave.

Këngëtarja Adelina Ismaili është dëshmitare e prokurorisë, e cila pretendon se Sekiraqa kishte kërkuar 9000 euro haraç nga këngëtarja. Për këtë rast, në muajin janar kishte dëshmuar edhe Mona, nëna e Adelinës. Triumf Riza ka qenë partneri i këngëtares Ismaili, ndërsa u vra më 30 gusht të vitit 2007. Ai ishte pjesë e forcave të Policisë së Kosovës.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb