Një tjetër qytet është hedhur sot në protestë në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se protesta ka nisur në orën 17:00, ndërkohë që të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur pranë “Obeliskut” në Lezhë.

Kujtojmë se në Korçë aktualisht po mbahet një protestë, ku janë regjistruar dhe disa incidente, pasi disa të rinj janë përplasur me policinë. Po ashtu është paralajmëruar që në orën 18:00 në Tiranë të nis një protestë, ku starti do jetë para Ministrisë së Brendshme.

Me dhjetra qytetarë kanë ndezur qirinj në nderim të Klodian Rashës. Me pankarta në duar me mbishkrime;  “UnejamKlodi”, “Nëse je neutral në situata të padrejta, ke zgjedhur anën e tiranit”, ata bënë thirrje që të zbardhet ngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb