TIRANA

Të rinjtë e FRPD-së kanë zhvilluar një marshim – protestë nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë.

Protestuesit u shprehën se duhet drejtësi për Klodjanin, duke shtuar se kjo është qeveri e krimit.

“Ju jeni vrasës. Drejtësi për Klodjanin. Jep dorëheqjen. Rama ik. Kjo është qeveri e krimit”, thanë demonstruesit.

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanëeb” se FRPD po zhvillon një marshim-protestë, teksa të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së akuzojnë Ministrinë e Brendshme, Shtetin Shqiptar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Ne protestojmë për dorëheqjen e menjëhershme të Sandër Lleshaj. Të vendoset drejtësia për këtë rast makabër. Është bërë tani që mos të dalim më me maska, por me antiplumb, që mos na vrasë Policia e Shtetit.

Në Amerikë, u vra një afro-afrikan dhe u protestua. Tani vritet shqiptari në derë të shtëpisë dhe kjo është turp. Kushdo që e ndjen veten shqiptar, të sensibilizohen me këtë protestë dhe jo vetëm, që të shikojnë nga vendi i tyre”, deklaroi një protestues.

Një protestuese deklaroi se Shqipëria sot jeton në një komunizëm të moderuar. Ajo shtoi se të gjithë të rinjtë duhet të kërkojnë drejtësi për Klodjanin.

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi tha se indinjata për rastin është e qartë. Ai shtoi se ndërkohë që shqiptarët vdesin rrugëve, Rama ka ikur në SHBA.

“Rama ka ikur në Amerikë, ndërsa shqiptarët vdesin. Sandër Lleshaj është kriminel. Ai ka thënë se prapa sjelljes së policit është ai. Ky njeri që arrestoi artistët, ky plehrë, kush mban përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarin?

Kjo që ka ndodhur dje është kriminale. Të bëhemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kjo e keqe që na ka kapur për fyti duhet të mbarojë. Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë ministrit të Brendshëm dhe turp për kryeministrin, që nuk tha një fjalë për rastin”, deklaroi Këlliçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI:

E shihni vetë revoltën tek të rinjtë, tek studentët, tek gjimnazistët, tek çdo i ri që dje duhej të kishte një motiv për të festuar 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore, data 8 Dhjetor, një datë historike për vendin tonë, por që aq shumë e urrejnë pjellat e komunizmit me në krye këtë këtu përballë që ka 130 ditë që s’është në punë.

A e shihn i që dyert e Kryeministrisë janë të mbyllura?

Ku është Edi Rama?

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë po dergjen dhe po vdesin nëpër spitale, nëpër ambulanca, po vdesin rrugëve, ky këtu është turisti numër një në SHBA, në Manhatan. Ky që ka ikur “për të blerë vaksinën për qytetarët shqiptarë”.

Ky mashtrues ordiner, që e ka sjellë demokracinë në Shqipëri në minimumin e saj historik. Krahasohemi me vende të Afrikës Qëndrore.

Është e turpshme kjo qeverisje që kemi sot.

Është e turpshme të kesh sot Ministër të Brendshëm që kriminel, Sandër Lleshajn. Përse po e them këtë? Sepse i keni publike të gjitha deklaratat e tij. “Prapa fytyrës së çdo polici është fytyra ime”, ka thënë Sandër Lleshi. Prapa sjelljes së çdo polici, është sjellja e tij.

Ky bastard që arrestoi artistët, shembi teatrin, ka burgosur artistë, të rinj, studentë, ky njeri që i ka dhënë imazhin më të keq Policisë ssë Shtetit, sot vijon të jetë Ministër i Brendshëm. Ky njeri që shpenzon në kohë pandemi9e, 100 milionë lek nga taksat e shqiptarëve për BMË e tij lluksoze.

Ky indiviod, ky plehrë, ky individ i turpshëm i politikanit shqiptar, kush mban përgjegjësi për 25 vjeçarin e vdekur mbrëmë?

25 vjeç me hurma në dorë, kishte thyer orën e karantinës dhe vritet me plumb pas koke.

A ka familje? Kush do i ngushëllojë prindërit e tij?

Kjo që ka ndodhur dje, është kriminale. Është momenti që çdo i ri, çdo qytetar të bëhet bashkë për të reaguar.

Fatkeqësisht sot, shoqëria jonë është e intubuar.

Duhet reagim. Patjetër, reagoi shoqëria shqiptare kur në Amerikë u vra Xhorxh Floid, edhe kryeministri, patjetër, shumë mirë bëri. Por përse nuk ka asnjë reagim për një 25 vjeçar të vrarë. Çfarë bëri? Është edhe më e turpshme tentativa për të manipuluar provat e ngjarjes, për të baltosur emrin e të djerit dhe për ta ngarkuar dyfish me dhimbje familjen.

Ai djalë ka qenë dje duke ecur me hurma në dorë, pas orës së karantinës. Të gjithëve na ndodh, njerëz jemi, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi për kiëtë që ka ndodhur.

A kanë fëmijë, apo s’kanë fëmijë? Ministri i Brendshëm duhet të ketë fëmijët e tij në këtë moshë. A ka cipë? A i vjen zor? E mban veten burrë malsor. Nëse ke një fije dinjitet, një fije moral,  një fije krenari malësori, dil, jep dorëhjeqjen dhe ndahu nga kjo organizatë kriminale.

Ndahu nga ky kryeministër kriminel.

Ndahu nga kjo e keqqeverisje që e ka çuar rininë shqiptare në zgrip të humnerës.

150 mijë të rinj kanë lënë Shqipërinë, 500 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi, ka një arsye përse ndodh kjo.

Ju lutem nuk duam të bëjmë politikë me këtë fatkeqësi, edhe përse do turren dhe do e thonë, aspak jo. Madje po bëjmë detyrën tonë si qytetarë duke reaguar dhe duke ftuar çdo të ri, çdo qytetar, të reagojë dhe të ngrejë zërin.

E nisën duke ngacmuar seksualisht vajzat, policia e Sandër Lleshit. E vazhduan duke rrahur minorenin 15 vjeçar, e kanë vazhduar duke dhunuar artistët dhe nuk keni reaguar. Tashmë u vra një 25 vjeçar. Mos prisni t’ju vijnë dhe t’ju vrasin në shtëpitë tuaja, të reagojmë tani sa nuk është vonë.

Një thirrje dua t’u drejtoj të gjithë të rinjve, të gjithë qytetarëve, të bashkohen në çdo protestë dhe në çdo thirrje që u bëhet qytetarëve për të reaguar.

Sot pasdite dhe sot në darkë në çdo qytet të Shqipërisë.

Kjo e keqe që na ka kapur prej fyti duhet të marrë fund dhe të largohet një herë e mirë.

Rinia shqiptare sot duhet të ishte në festë.

8 dhjetori është ditë simbolike për çdo të ri, ndërkohe që më 8 dhjetor u vra një 25 vjeçar me duar të xhepa me hurma në dorë.

Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë Ministrit të Brendshëm, por mbi të gjitha turp t’i vijë këtij turistit në Manhatan që ende nuk ka një reagim për këtë ngjarje që ka ndodhur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb