TIRANË

Pedogogia Jonila Godole ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 25 vjecar u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë.

“Ndjekja urgjente penale e trupës në sherbim është më e pakëta që duhej bërë”- shkruan Godole në statusin e saj, ndërsa shton se kjo vrasje si dhe shumë të tjera janë pasoja dhe jo shkaku, i funksionimit defektoz të një shteti që në qendër nuk ka garantimin e jetës, të drejtave dhe prosperitetit të qytetarëve, por rritjen e pushtetit personal të “nomenklaturës “së re, përmes korrupsionit, nepotizmit dhe krimit.

Postimi i plotë:

Per 30 mije leke te vjetra gjobe qe do merrte, i iku jeta nje 25 vjeçari. Nje akt i paprecedent qe nuk mund te justifikohet pas arsyesh qesharake, jo “u duk sikur kishte arme”, jo “ndriçimi ishte i pamjaftueshem”. Ndjekja urgjente penale e trupes ne sherbim eshte me e paketa qe duhej bere. Sot iu mor jeta Kodianit, neser do na ndodhi mua, ty, atij tjetrit.  As ne komunizem nuk vritej njeri cepave te rrugeve, po i sajohej nje proces paçavure me deshmitare te rreme. Kurse sot policia e gjasme shtetit demokratik del e vret per thyerje karantine e per mosvenie maske. Pa bere fushata komunikimi dhe ndergjegjesimi, por vetem burg, terror kolektiv, presion dhe vrasje.

Megjithate kjo vrasje si dhe shume te tjera jane pasoja dhe jo shkaku, i funksionimit defektoz te nje shteti qe ne qender nuk ka garantimin e jetes, te drejtave dhe prosperitetit te qytetareve, por rritjen e pushtetit personal te „nomenklatures“ se re, permes korrupsionit, nepotizmit dhe krimit. Dhe situata me gjase do te perkeqesohet. Ne vazhdojme te heshtim per kulturen e pandeshkueshmerise qe u instalua ne Shqiperi pas 1990-es kur nuk u denuan krimet ndaj shqiptareve per 45 vjet diktature. Dhe e njejta praktike vazhdon me krimet e kryera nga 1990 e deri sot. Kemi mbetur nje shoqeri e perçare si dikur nga lufta e klasave, e mpire plotesisht ne gjykimin ndaj te mires dhe te keqes, e brejtur moralisht nga trushpelarja e komunizmit, e verbuar aktualisht nga propaganda digjitale, me frike gjer ne palce te ngreme zerin ndaj dhunimit te perditshem, dhe ia dalim te bashkohemi vetem ne kauza padrejtesie individuale, vrasje a perdhunime. Nuk mjafton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb