TIRANË

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook, për ngjarjen e rëndë e regjistruar sot në Tiranë, ku një 25 vjecar u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia.

Ndërsa publikon nenin për përdorimin e armës nga efektivët, Salianji shkruan se hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Postimi i plotë:
Vrasja e një qytetari për shkak të mosndalimit, duke mos kryer asnjë krim, është një akt i shëmtuar i kryer nën frymën e represionit të madh që kjo qeveri ka ndermarrë ndaj qytetarëve.

Dhuna dhe represioni ndaj qytetarëve dhe përulja ndaj bandave kryesore dhe krimit të organizuar tregon që vendi po shkon në drejtim të gabuar. Vrasja e një të riu në ditën e Rinisë është një kambanë alarmi!
Hetimi duhet të jetë i shpejtë i pacënueshëm dhe i paanshëm!

Më poshtë gjithësecili mund ta lexojë qartë dhe të japë mendimin e vet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb