TIRANË- Ndonëse policia zbardhi brenda pak orësh krimin e rëndë në Tiranë që i kushtoi jetën 22-vjeçarit Marvi Mihali, arma e krimit ende nuk është gjetur.

Dyshohet se autori i dyshuar Eugen Bitraj, 24 vjeç e hodhi thikën me të cilën qëlloi mbi Marvi Mihalin në lumin e Lanës. Efektivë të shumtë të policisë së Tiranës janë vënë në kërkim të thikës, e cila përbën provën kryesore të krimit që tronditi Tiranën dhe i mori jetën një 22-vjeçari.

Policia ka arrestuar 4 persona për vrasjen: Eugen Bitraj, (autori i dyshuar) dhe si bashkëpunëtorë Dejvi Bitraj, 19 vjeç; Kridens Alla, 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb