TIRANË

Aktori i njohur, Naun Shundi, reagon për vrasjen e bujshme të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, ngjarje që ngjalli revoltë masive te qytetarët, të cilët janë ngritur në protesta prej dy ditësh.

Për aktorin Shundi, vrasja e të riut ishte shkëndija që ndezi dhe shpërtheu fuçinë e barutit, dhe sipas tij, kur fuçia shpërthen, nuk pyet më për rregulla e ligje.

“Unë do të uroja që kjo që ndodhi e po ndodh sot, tu shërbej si mësim qeverive si sot, por dhe atyre që do të vijnë në të ardhmen, se kështu ndodh nëse i shkel dhe e dhunon popullin aty ku nuk mban më. I lemë këte jo ligji, apo jo e jashtë ligjeshme. Vrasja e atij djali ishte shkëndija që ndezi dhe shpërtheu fucinë e barutit dhe kur fucia shpërthen, nuk pyet më për rregulla dhe ligje. Tejkalimi i së drejtës është koncept i njohur dhe ata që e dinë, duhet të dinë dhe të kujtojnë gjithashtu edhe konceptin shkak-pasojë. Shkakun e dinë të tërë, pasojat akoma nuk e dimë se cilat mund të jenë”, thekson aktori Shundi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb