52-vjeçari shqiptar Petrit Gega, akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij 33-vjeçar Alfons Kola.

Ngjarje kjo e ndodhur pasditen e së mërkurës në Itali. Mediat e huaja shkruajnë se 52-vjeçari iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të hetuesve italianë.

Kujtojmë se vrasja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, ku të pranishëm ishin dëshmitarë të shumtë.

Gega, u arrestua pak kohë pas vrasjes, ndërsa theksohet se se para hetuesve ka dhënë versionin e tij, por mediat italiane shkruajnë se autoritetet kanë qenë të rezervuar duke mos dhënë shumë detaje, por janë mjaftuar me argumentin se bëhet fjalë për një çështje delikate.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të ketë thënë avokatja e 52-vjeçarit.

Kujtojmë se 52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 33-vjeçari u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb