NGA: ARBËR SULO*
IGUMENICË- Policia e Igumenicës nuk është ende e sigurt në vërtetësinë e fjalëve të një 28-vjeçari nga Shqipëria e jugut, i cili cilësohet si dëshmitari kyç i vrasjes së Bledar Terpollarit. Burime tepër të sigurta nga policia e Igumenicës, u shprehën për “Gazeta Shqiptare”: “Po mbajmë një shqiptar. Thotë që ka qenë prezent në vrasje. Sipas tij, e kanë marrë tre shqiptarë që nuk i njeh. Sipas mendimit tonë, ka marrë pjesë në vrasje por fsheh të tjerat. Është i pabesueshëm dhe thotë shumë gënjeshtra. Të premten do e çojmë në Prokurori”.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se 28-vjeçari është arrestuar vetëm për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit. Sipas mediave, ai nuk ka treguar emrat e plotë të tre shqiptarëve të tjerë por vetëm pseudonimet e tyre.

Policia fillimisht kishte vënë në rrethin e të dyshuarve 4 shtetas shqiptarë, të skeduar për trafik narkotikësh, por këta nuk rezultojnë të kenë lidhje me tre emrat që ka dëshmuar 28-vjeçari. Në lidhje me shkakun e ngjarjes, policia është tashmë e bindur se bëhet fjalë për trafik lëndësh narkotike dhe se Bledar Terpollari ose ka fshehur një sasi droge ose nuk ka dorëzuar paratë nga shitja e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj të këtij viti në fshatin Gliki të Greqisë. 26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje në Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: