ELBASAN

Policia ka identifikuar një prej autorëve të vrasjes së bujshme më 29 dhjetor të 2018 në Bradashesh të Elbasanit.

Është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi 35-vjeçar Mikael Qosja.

Në atentatin e vitit 2018 në Bradashesh mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Duranay.

Dyshohet se atentati ndodhi nga vrasës profesionistë, dhe ishte e porositur për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi personazhet e ekzekutuar merreshin me trafik kokaine në Angli, Itali e Holandë.

Në fakt objektiv i atentatit ishte Endrit Alibej, teksa autorët më pas u larguan pa lënë asnjë gjurmë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:

M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb