Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë ka kërkuar dënimin e ngjarjeve kriminale në vend dhe mbështetjen e policëve.
I ndalur tek masakra e ndodhur tek mbikalimi i Fushë-Krujës me tre të vdekur, Salianji tha se shteti po tregon pafuqi ndaj këtyre akteve kriminale.

“Tek një gjë besoj biem dakord se ngjarja e djeshme krijon pasiguri tek qytetarët. Unë do kërkoja edhe nga ju meqenëse ishit të tronditur. Nuk po bën ndonjëri zëdhënësin dhe nuk po gëzohet njeri nga ngjarjet kriminale në vend. Shteti po tregon pafuqi qoftë në parandalimin dhe qoftë në kapjen e tyre. Unë propozoj që të gjithë ju dhe të gjitha bashkë të mbajmë një qëndrim që të jemi në mbështetje të punonjësve të policisë,. Janë 180 vrasje të pazbardhura në këtë periudhë dhe ka më shumë se 600 ngjarje kriminale pa autore. Po flasim për një situatë të rëndë kriminale në Shqipëri dhe ju keni detyrimin që t’i dënoni, të dënoni cilin do politikan edhe ju ju bën mirë që keni marrë vota nga qytetarë dhe jo nga krimi, që të dënoni cilindo politikan e ka çuar në këtë nivel dhe për shkak të lidhjes të politikë me krimin , dhënies të pasurive publike të krimit, në mes të ditës në një nga akset më të rëndësishme ndodhin si me ushtri mafia. A keni fuqi ta dënoni apo jo. Dënoni këto akte dënoni krimi”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb