Dalin detaje të reja për vrasjen e Kim Jong-nam vëllain e diktatorit korean, i cili vdiq disa ditë më parë, si pasojë e atij që dyshohet të jetë një helmim në aeroportin e kryeqytetit malajzian të Kuala Lumpurit. Kim Jong-nam u helmua në aeroportin e Kuala Lumpur pasi dy gra e helmuan.

Dy ditë pas vrasjes së tij policia bëri të ditur se analizat mjeko-ligjore ishin kryer dhe janë publikuar vetëm tani. Nga to rezulton se substanca kimike e përdorur në vrasjen e gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut është identifikuar si një “agjent nervor”, tha policia e Malajzisë.

“VX” e gjetur në fytyrën e tij është klasifikuar si një nga armët e shkatërrimit në masë nga ana e Kombeve të Bashkuara, shkruan BBC.

Ndonëse Malajzia nuk e ka fajësuar shtetin e Koresë së Veriut për vdekjen e Kim Jong-nam, burime jo zyrtare thonë se koreano-veriorët qëndrojnë pas saj vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: