Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka zbuluar detaje për vrasjen e vëllait të Talo çelës, Bujar çelën që tronditi Elbasanin në orët e para të mëngjesit.

Me 15 plumba u vra Bujar Çela teksa ishte ulur në lokalin ku qëndronte çdo ditë në Bradashesh për të pirë kafen e mëngjesit dhe për të nisur punën si taksist i palicencuar.

Por Lala referuar burimeve policore, thotë se nga kamerat e kqyrura tashmë në bizneset përreth është parë që dy autorë ishin me pistoleta, kurse i treti ishte me pushkë automatike të shkurtër dhe pantallona të shkurtëra.

”Ngjarje e pritshme. Është ekzekutuar Bujar çela. Ishte person që punonte si taksixhi pa licencë, për bukën e gojës. Pa rekorde kriminale. Në të gjitha librat e hapuar nga Prokuroria apo Policia, nuk kishte përfituar asnjëherë nga aktiviteti kriminal i të vëllait.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se Bujar çela u ngrit në mëngjes, shkoi me makinë në lokalin ku gjeti vdekjen.
Ka qenë tërësisht i vetëm. Erdhi mëngjesi dhe tre persona njëherazi dhe e qëlluan me 15 plumba. Pra autorët donin të çonin një mesazh tek Talo çela.
Burimet më kanë konfirmuar se një nga ekzekutorët, pra ka qenë me pushkë automatike, ishte me pantallona të shkurtëra. Ndërkohë ishin dhe dy pistoleta. ”- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb