Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ndërsa e konsideron Shkodrën nën darën e krimit, Berisha shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kriminal të narkoqeverisë në Shkodër.

Statusi i plotë:

Shkodra në darën e krimit!

Ekzekutohen në pragun e derës të shtepisë së tyre, nga vrasës të maskuar, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm dhe kriminal të narkoqeverisë dhe narkopolicisë që kanë vendosur Shkodrën nën sundimin e bandave të lidhura me pushtetin. Sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb