Avokati i autorit të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, dy vite më parë, reagon lidhur me ngjarjen.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se avokati mbrojtës i Arsen Stojkut shprehet sot se procesi është paragjykuar. Sipas tij, më përpara janë dënuar përkrahësit e dyshuar të autorit, Myslim Rama me 4 vjet e gjysmë dhe me dy vite Denis Brahimi, ndërkohë që nuk është dënuar ende autori i dyshuar.

Gjithashtu, avokati Gjuzi thekson se klienti i tij, Arsen Stojku, po mbahet padrejtësisht në qeli pasi, siç shton ai, nuk ka asnjë provë nga ana e prokurorisë lidhur me vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali.

Avokati thotë se Stojku për 50 ditë është mbajtur në torturë e i izoluar në burg, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se ka pasur një padi ndaj drejtorit të burgut të mëparshëm në burgun e Reçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb