SHKODËR

Gjykata e Shkodres ka lënë në burg dy personat e arrestuar  si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Arsen Stojku dhe Mislim Rama gjatë seancës në gjykatë kanë mohuar akuzat për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Bilali. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masa lehtësuese për dy të arrestuarit, ndërkohë gjykata vendosi masën “arrest në burg”.

Arsen Stojku dhe Mislim Rama u arrestuan të premten nga Polica e Shkodrës me akuzën “vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, ndërkohë që në kërkim janë Ibrahim Lici, si autor kryesor i vrasjes së vëllezërve Bilali dhe përkrahësin e tij një 29-vjecar me iniciale D.B.

Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshimet që i përfshijnë në këtë ngjarje  dy të arrestuarit është pikërisht automjeti i gjetur nga policia pak metra larg vendit të krimit. Mengjesin e 30 marsit pak pasi ndodhi vrasja Policia gjeti një makinë që po digjej dhe ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur që mjeti të mos shkrumbohej në brendësi e duke ruajtur kështu gjurmët e Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës.

Pas akteve të ekspertizës të dy të arrestuarit dyshohet se kanë modifikuar automjetin me të cilin u krye vrasja duke i ndryshuar ngjyrën. Arsen Stojku dhe Mislim Rama janë të afërm të Ibrahim Licit, ndersa ky i fundit është nipi i Fatbatdh Licit i ekzekutuar me 6 plumba ne 10 Gusht të vitit 2018. Kane qene përgjimet telefonike dhe ambjentale te kryera  pas ngjarjes së ndodhur te cilat e bëjnë 26 vjecarin Lici të dyshuarin kryesor per vrasjen. Vellezerit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan mengjesin e 30 marsit me breshëri plumbash teksa dilnin nga banesa e tyre ne zonen e Livadheve ne Shkodër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: