Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Vrasja ndodhi në 27 prill, në Shën Vlashit tek tregu i automjeteve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton në një lidhje live për ‘News24’ se prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro. Çela akuzohet se është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të dy vëllezërve.

Në kërkim është edhe Nuredin Dumani, i cili akuzohet si pjesëmarrës në vrasje.

Çela është shpallur në kërkim nga policia. Lala tha se Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar. Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është arrestuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb