Në emisionin”Open” në News24 është diskutuar në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe problemet në procesin e zbardhjes së ngjarjes.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zvarritje a procesit është një përpjekje për të shpëtuar personat nëpërmjet procedurës.

Klodiana Lala: Nuk na rezulton të paktën zyrtarisht që masat për dy zv. drejtorët të jenë pasqyrë e dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Kjo ngjarje duhen të paktën minimalisht të kishte çuar para prokurorëve për marrje në pyetje zotin Bardhi dhe Balla drejtuesit e qarkut.

Nëse kanë apo jo përgjegjësi është gjë tjetër. Kjo ngjarje që të hetohet e plotë duhet të nisë nga vendi i ngjarjes deri ën nivel politik. Nëse ngelen në nivel zv. drejtorësh kjo është një nga mijëra ngjarje në këtë vend që nuk zbardhen. Kemi histori korrupsioni, Cez Dia, 21 janar, Gërdec, i Inceneratorëve… që nuk kanë marrë zbardhje.

Ervin Karamuço: Edhe kur nuk ndez një cigare të çojnë në burg, për shkak të nenit për mosveprim. kur nuk gjendet gjë tjetër themi shpërdorim detyre ta kemi gjendje, pastaj shohim.
Në shumë ngjarje, kjo ishte e rëndë por në shumë të tjera policia i bie të ikë e gjitha në burg, sepse për një gjë të vogël i bie shpërdorim detyre.

Armand Bajrami: Për të qenë korrekt Nushi dhe Palla prezumohen të pafajshëm, por jemi para një fakti që mbi to rëndojnë 2 akuza penale. Ajo që më shqetëson është vonesa e finalizimit të hetimit. Më shumë se një vit është reflektuar me 2 zv.drejtorë që nuk e kanë ndërprerë detyrën. Nëse nuk zbatuan asnjë nga kërkesat ligjore a duhet të dyshoj që në vijmësi deri sot e kanë zbatuar me korrektësi detyrën e tyre?

Klodiana Lala: Prokuroria e Elbasanit thotë se jemi vonuar sepse nuk kemi rikuperuar pamjet filmike. Mbani mend rastin e Babales? U ngrit shteti në këmbë. Po atentati i supozuar i Tom Doshit? U soll gjysma e Kuvendit. Shteti nëse e do e kap lepurin me qerre. Nëse nuk do të kishte ndikim dhe tentativa për manipulim gjithçka do të ishe zbardhur.

U arrestua Nuredin Dumani, veprimet u bënë menjëherë. 184 dosjen e bujshme, e di sa rrugë beri dosja? Ishte dosje e hetuar që nga kryeministri tek polici i thjeshtë në Dibër. Ka ardhur Tiranë-Dibër 10 here.

Kur duan të shpëtojnë njerëz me procedurë, e zvarrisin, kur duan ta zbardhin brenda natës e çojnë telefonin e një krimineli në Izrael.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb