Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin përfundimtar për shtetasin Albert Zeka, i cili akuzohet për vrasje.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm Zekën, pasi masakroi barbarisht me çekiç dhe më pas ia ndau trupin në disa pjesë, shokut të tij të dhomës në Fier, Kreshnik Beqiraj.

Ngjarja horror ndodhi më 22 qershor 2017, ndërsa ishte Prokuroria që kërkoi dënimin e Zekës me burgim të përjetshëm, ndërsa gjykata sot ka rënë dakord me Akuzën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb