Gazetari Ervis Kuçi zbardh për “BalkanWeb” dëshminë e tre autorëve të dyshuar të krimit makabër në Mallakastër, ku u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Tre të arrestuarit kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Siç raporton gazetari Kuçi për “BalkanWeb”, njëri prej të arrestuarve, 26-vjeçari Ervis Zotaj, ka thënë para trupës gjykuese se “Nuk kam qenë pjesë e ngjarjes. Nuk kam marrë pjesë në ngjarje”.

Ndërkohë, dy autorët e tjerë, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj, të dy 16-vjeçarë, ka thënë se i përmbahen deklaratave që kanë dhënë në polici, duke pranuar kështu krimin makabër.

“Kam dijeni për ngjarjen, por nuk kam marrë pjesë në të”, ka thënë Luis Saliaj, nipi i burrit të viktimës.

Gjithashtu, gazetari Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga brenda seancës gjyqësore, ku shihen të tre autorët e krimit të menduar, si dhe momenti kur ata largohen nga gjykata nën masa të rrepta sigurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb