KORÇË

Një qytetar në Korçë ka treguar për gazetaren e “BalkanWeb” Lorena Kodra momentet e para pas ekzekutimit të shitësit të bananeve Dashnor Osmanit.
Ai tha se koka iu mbulua viktimës menjëherë, ndërkohë njerëzit rrotull thërrisnin. Po ashtu ai bën me dije se u lajmërua menjëherë ambulanca dhe Policia.

“Ishin mbledhur njerëzit. Isha këtu, pasi kla ndodhur ngjarja. Morëm 127 për ambulancën dhe më pas Policinë. Kokën ja kishin mbuluar. Dukej që shkumbavitej koka nga mbrapa. Nuk e di ku është qëlluar se ishte mbulur me gjak.  Dëgjoheshin njerëzit që thërrisnin”- thotë dëshmitari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb