DURRËS

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest e burg për autorin e vrasjes së Idajet Dullës më 19 shtator.

Arbër Koti i cili po drejtonte një furgon u kap me Dullën për rrugën, dhe i nguli  thikën në zemër.

Ai u arrestua më pas dhe tashmë është lënë në burg. Ndërkohë gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se autori ka pranuar krimin dhe është penduar. Madje ai i ka kërkuar falje familjes së Idajet Dullës.

Arbër Koti është djali i ish- drejtorit të burgut në Durrës, Astrit Kota. Pikërisht kalimi në rrugë ka bërë që Arbër Koti të konfliktohet me Idajet Dullën dhe t’i ngulë thikën. Dhe kjo vrasje erdhi fill pas asaj të Armando Baboçi me armë zjarri, teksa ngeli i plagosur dhe i biri me plumb në dorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb