ATHINE

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e shqiptarit në sheshin Omonia të Athinës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:40 të mbrëmjes së djeshme me orën lokale në rrugën “Kriti 23”.

‘Zougla.gr’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte duke pirë kafe gjatë kohës kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.

Po ashtu raportohet se shqiptari kishte marrë 3 plumba në kokë, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Ndërkohë, agresori, u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, që drejtohej nga një tjetër person. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet për larje llogarish.

Po dje natën, rreth orës 02.30 u ekzekutua një grek 48-vjeçar, security në profesion, i cili u qëllua pas koke duke ecur në trotuar, në zonën Moskato të Athinës
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb