TIRANË- Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për gjykimin e Mark Frrokut, duke qënë se ai nuk ëështë deputet.

Mark Frroku hoqi dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit, ndërsa tashmë çështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës, e cila pritet të gjykojë akuzat për vrasjen në Belgjikë

Mbi Frrokun rëndojnë disa akuza, si ajo e vrasjes me paramendim në bashkëpunim, të shqiptarit Aleksandër Kurti në Bruksel në 1999. Akuza tjetër nga Belgjika është edhe ajo e shfrytëzimit të prostitucionit. Mbi të rendon edhe akuza e refuzimit për deklarim pasurie, deklarim i rremë pasurie, fshehje pasurie, pastrim i produkteve të veprës penale.

1. “Vrasjes me paramendim, e kryer ne bashkepunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 te Kodit Penal.
Kjo veper i atribuohet te pandehurit per ngjarjen e ndodhur ne vitin 1999 ne Belgjike, kur pas nje perleshje ndermjet te akuzuarit Frroku, ne bashkepunim me disa te tjere, ka mbetur i vdekur shtetasi shqiptar Aleksander Kurti. Ne baze te veprimeve proceduriale hetimore, rezulton se i pandehuri Frroku dhe 3 bashkepunetoret e tij kane vrare shtetasin Kurti, per shkak te perplasjeve ne aktivitetin e paligjshem te shfrytezimit te prostitucionit.

Frroku u arrestua rreth 6 muaj me pare me kerkese te autoriteteve belge per kete vrasje. Ai e ka mohuar ta kete kryer krimin, nderkohe qe paralelisht po gjykohet edhe ne Belgjike, ne Gjykaten e Apelit per Krimet e Renda.

2. “Refuzimi per deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nenpunesve publike”, parashikuar nga neni 257/a/2” i Kodit Penal.
Gjate te hetimeve te kryera, bazuar ne kallezimin penal te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive e Konfliktit te Interesave (ILDKPKI), shtetasi Mark Frroku akuzohet se nuk justifikon me burime te ligjshme pasurine ne vlere mbi 2 milion dollare (saktesisht 209.627.218 leke te reja).

3. “Pastrim i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Mark Frroku eshte denuar ne vitin 2002 nga autoritetet e Hollandes me 3 vjet burgim, per vepren penale te “trafikimit te lendeve narkotike”. Bazuar ne te dhenat hetimore ka rezultuar se, nga viti 1998 deri ne vitin 2007 shtetasi Mark Frroku ka krijuar pasur ne vleren 73.863.722 leke. Lidhur me kete pasuri prej 73.863.722 leke ka rezultuar se nuk justifikohet nga burime financiare te njohura. Ne vijim nga viti 2008 deri ne vitin 2013 shtetasi Mark Frroku ka krijuar pasuri ne vleren 135.763.496 leke e cila gjithashtu nuk justifikohet nga burime te njohura financiare. Per sa me siper nga viti 1998, kohe kur shtetasi Mark Frroku ka kerkuar azil politik ne Belgjike dhe deri ne vitin 2013 kur ka bere deklarim prane ILDKPKI para fillimit te detyres si Deputet i Kuvendit te Shqiperise ka rezultuar se ka krijuar nje pasuri prej 209.627.218 leke me burime te panjohura.

4. “Ndertim i paligjshem” te parashikuar nga neni 199/a/2 i Kodit Penal.
Me date 12.04.2015, nga ana e oficereve te policise gjyqesore te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane eshte konstatuar se ne rrugen e Durresit, prane Bllokut te Ambasadave, mbi nje ndertim ekzistues 4 katesh, plus nje shtese nje kat ne te gjithe siperfaqen e ndertimit i cili rezulton te jete ish Hotel Pensioni, po kryheshin ndertime pa leje konkretisht shtese anesore nje kat. Nga ana e policise gjyqesore jane kryer veprimet e para hetimore si kqyrja e vendit te ngjarjes, pyetja e personave qe kane dijeni per rrethanat e faktit, eshte kerkuar informacion nga institucionet shteterore kompetente dhe nga administrimit i te gjithe ketyre akteve ka rezultuar se:

Shtetasi Mark Frroku me ane te kontrates noteriale Nr. 4238 rep dhe 2384 kol, date 01.09.2014, ka blere disa prona te paluajtshme si truall, apartamente, njesi biznesi dhe garazhe nga shtetasi Tom Doshi, ku vlera e pergjithshme e kontrates eshte rreth 740.000.000 (shtateqind e dyzetemilion) leke te reja. Me ane te kesaj kontrate deputeti Mark Frroku ka blere dhe pasurine, e cila eshte nje siperfaqe trualli 314 m2. Mbi kete siperfaqe trualli eshte ndertuar ndertesa 4 kateshe ish Hotel Pensioni, dhe mbi kete ndertese ekzistuese eshte shtuar edhe nje kat shtese, si dhe eshte bere edhe nje shtese 1 kateshe anesore e cila eshte pa leje ndertimi. Kjo provohet dhe nga procesverbali Nr. 26 date 14.04.2015 i Inspektoriatit Ndertimor e Urbanistik Kombetar si dhe nga shkresa Nr. 230 prot date 21.04.2015 e Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar, ku kerkohet mbeshtejta e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per ekzekutimin e vendimit per prishje objekti te kunderlgjshem shtese anesore 1 kat, me subjekt Mark Frroku.

Nga hetimi ka rezultuar se kjo shtese anesore nuk ka qene e ndertuar ne kohen e blerjes se ketij objekti , por eshte ndertuar pas blerjes se tij nga shtetasit Mark Frroku, i cili ka aplikuar per legalizimin e ketij ndertimi pa leje te organeve kompetente ne zyrat e ALUINZI-t Tirane ne daten 24.11.2014.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: