TIRANE- Çështjes së ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në Belgjikë në vitin 1999 i janë shtuar edhe dy dëshmitarë të tjerë. Nën masa të rrepta sigurie, një oficer dhe një qytetar belg dhe kanë dëshmuar sot ndaj ish-deputetit Frroku.

Van Deneste Steven, oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Mbretërisë, ka hetuar në Belgjikë vrasjen e Aleksandër Kurtit. Ndërkohë, pjesë e hetimit në cilësinë e dëshmitarit është thirrur nga prokuroria edhe qytetari belg, Josef Overdeen. Sakaq, ‘BalkanWeb’ ka siguruar foto nga momenti i hyrjes në Gjykatë të dëshmitarëve belg, që ruhen nga oficere specialë. Për arsye sigurie, seanca gjyqësore po zhvillohet të mbyllura. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.

Mbi ish-deputetin rëndojnë 4 akuza. Akuza e parë, ajo e vrasjes, i atribuohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, ku pas një përleshjeje humbi jetën shtetasi Aleksandër Kurti. Rezulton që Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij ta kenë vrarë Kurtin për shkak të përplasjeve për kontrollin e prostitucionit. Akuza e dytë është ngritur pasi Froku nuk është në gjendje të justifikojë pasurinë e tij prej më shumë se 2 milionë dollarë. E treta ka të bëjë me një akumulim të pajustifikuar të të ardhurave nga ana e tij, i cili në vitin 2002 është dënuar nga autoritetet holandeze me 3 vjet burg për trafik droge. Ndërsa akuza e katërt ka të bëjë me një ndërtim të Frrokut në rrugën e Durrësit, në kryeqytet. Bëhet fjalë për një godinë 4-katëshe, të cilës po i shtohej një kat dhe një shtesë anësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: