DIBËR

Zbulohet identiteti i viktimës në Dibër. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se është vrarë me armë gjahu 27-vjeçari Gentian Kosiqi.

Autori i ngjarjes së rëndë është shoku i tij, Rifat Xheleshi.

Sipas policisë, dy të rinjtë kishin dalë për gjah mesditën e sotme, ku dyshohet se nga pakujdesia shtetasi Rifat Xheleshi ka plagosur me çifte shokun e tij, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb