Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, njëherazi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço komentoi ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku i vdekur mbeti Pjerin Xhuvani, mjek i njohur në qytet dhe eksponent i PS.

Balla theksoi se konflikte mes qytetarëve të Elbasanit gjatë kohës së zgjedhjeve nuk ka pasur asnjëherë, e sipas tij, konflikti është importuar nga Partia Demokratike, e cila ka sjellë persona nga vende të tjera.

Balla theksoi, se pas 25 prillit, do të angazhohet që të gjithë fajtorët e këtij krimi, të përballen me drejtësinë.

Pse është kaq e nxehtë fushata në Elbasan?

Taulant Balla: Në Elbasan s’ka pasur asnjëherë probleme, mes qytetarëve, ato janë të importuar nga njerëz të ardhur nga vende të tjera të PD, qoftë në ditën e verës. Është një përgjegjësi direkte e PD, të cilët e kanë vetëpranuar sepse kanë dhënë dhe arsyet e ardhjes së këtyre individëve me furgona. PD ka pranuar autorësinë e krimit ku ka humbur jetën një qytetar autokton elbasanas. Ditën e ndodhjes së krimit sekretari i PD, ka shkuar shumë pranë xhenazes së shtrirë në tokë, një akt i papërgjegjshëm që s’ka të bëjë me vlerat humane, vetëm pak metra larg xhenazes duke sharë e fyer atë që kishte humbur jetën. Kjo ka ndodhur nga veprimi i grupet paramilitare të PD. Unë po citoj në këtë rast. Edhe ju nuk keni dyshim, sepse edhe drejtuesit politik në qarqet e tjera kanë thënë që grupet e këtyre paramilitarëve marrin autorësinë e këtyre ngjarjeve të rënda.

I referoheni zotit Mziu?

Taulant Balla: Partia Demokratike ka ngritur grupe paramilitare. Ne duhet të ruajmë qetësinë, të besojmë tek drejtësia, sepse drejtësia mund të zbardhi ngjarje të tilla. Nga autorët duhet të përballen me drejtësinë, s’kam dyshim që iniciuesit e kësaj skene, që me të drejtë ambasadorja Kim i quajti të papranueshme. unë i bashkohem dhe them që PD të marri përgjegjësinë e këtyre grupeve paramilitare.

Përgjegjësia e PS cila është? Sepse para se të ndodhte ngjarja PD denoncoi që makina lëviznin me karta ID dhe me para për të marrë vota?

Taulant Balla: PS në Elbasan ka denoncuar lëvizjen e disa furgonave me logo të PD dhe që brenda tyre lëviznin persona me armë. Nga verifikimet e pas ndodhjes së krimit, pretendimet e PD nuk u provuan, ndërsa kallëzimet tona u konfirmuan.
Personat që sipas PD janë ndaluar me karta ID dhe para, çfarë lidhje kanë me PS?

Taulant Balla:
Nuk ka pasur asnjë person. Ata do të përballen fort me ligjin pas datës 25. Nëse Basha mendon që gjakun e një elbasanlliu do iki kaq lehtë, e ka gabim. Drejtuesi i Bashës rreh gjoksin dhe thotë që kush cënon votën do të goditet si ai në Elbasan. As unë dhe asnjë qytetar i Elbasanit nuk mund të mos kërkojë nga drejtësia, që autori dhe urdhëruesit… Ajo që ka ndodhur është ngjarje e rëndë. PD thotë që kemi ngritur një strukturë të mbrojtjes së votës.

PD thotë që arma e Paplekaj ka qenë me leje?

Taluant Balla: Basha thotë se ky s’ka qenë i armatosur, sipas tij nuk e ka bërë ai krimin. Basha është një gënjeshtar malinj, nuk kam dyshim që ka përpjekje për të fshehur gjurmët. Gjurmët e këtij krimi në Elbasn skanë për t’u fshirë kurrë. Një nga betejat e mia pas 25 prillit është të dënohen fajtorët e këtij krimi të rëndë. Në Elbasan është vrarë një qytetar i këtij qyteti nga persona të importuar. Këtu s’ka dy palë, ka një palë që qëllon ndaj qyqarëve të Elbasanit. Lulzimi është një kukull idiote në duart e një të personi që është Sali Berisha. Sapo ndodhi ngjarja në Elbasan, Berisha u shfaq në të gjitha studiot televizive. Një njeri që rri i mbyllur në katër muret gjatë gjithë fushatës. Një njeri që këshilltarët izraelitë të Bashës e mbyllën në të katër muret, sapo pa gjak doli të inspirojë e të shtojë dozën e vëllavrasjes. Ne na duhet qetësia.

Basha tha që më 25 prill o me kriminelët ose me ndryshimin?

Taulant Balla: Një njeri që gënjen pa pikë turpi, ndërkohë që personi që ka kryer krimin e thotë e kam kryer unë. Basha është gënjeshtar malinj. Nuk ka asnjë kimioterapi që ia heq malinjitetin këtij personi që ka vrarë më 21 janar. Kjo duhet hetuar nga Prokuroria. Ky person është intervistuar dhe ka qenë në lagje të vet, duke pirë kafe, i kanë shkuar paramilitarët e PD duke i vendosur pistoletën tek koka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb