ELBASAN

Dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak më parë. “BalkanWeb” mëson nga dëshmitarë nga vendngjarja se ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa nuk dihet akoma se mes kujt është shkëmbyer zjarr.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, përkatësisht një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

Të plagosur kanë mbetur krahas polices kanë mbetur edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.

Nga të dhënat e para dyshohet se autor i këtij krimi që tronditi Elbasanin dhe mbarë vendin, teksa vjen vetëm katër ditë para zgjedhjeve, është një ish-efektiv i forcave RENEA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb