Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Pika mbi i’’ të Ola Brukos në News24 ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e djeshme në Elbasan.

Lala thotë se i është konfirmuar nga burime zyrtare se janë hequr kamerat në dy biznese pranë vendngjarjes. Ajo thotë se dyshimet janë tek personat e përfshirë në këtë ngjarje që mund të kenë bërë këtë akt.

Më tej ajo thotë se Pjerin Xhuvani, viktima ka qenë mbështetës i ish-deputetit Aqif Rakipi ndërsa kohët e fundit ishte mbështetës i PS.

‘’Mund të jem pak më praktike. Elbasani prej shumë vitesh kontrollohet nga banda. Ka pasur vrasje mafioze deri tek avokatët, janë ekzekutuar njerëz të botës së krimit, janë kryer atentate mafioze, janë fshirë kamera, janë fshehur prova. Ajo çfarë ka, dy momente, ambasadorja amerikane ka shkuar në Elbasan, britanik, i BE. Prej sinjaleve. Policia e Shtetit ka bërë nj sy qorr e një vesh shurdh. Segmente të caktuara nga Policia i shërbejnë politikës, janë nën presionin e grupeve kriminale.

Dua ta ndalem pak tek Pjerin Xhuvani. Faktet janë të tilla, në këtë moment, punonjësit e Policisë, më është konfirmuar zyrtarisht, nga burimet që unë kam, në dy biznese, edhe kur kam insistuar për dorëzimin e Arbër Papleka, që është i konfirmuar përtej çdo dyshimi. S’mund të akuzoj Policinë, por mund t’i kenë hequr personat e përfshirë. Pjerin Xhuvani është personazh që ka qenë afër Aqif Rakipit, dhe kohët e fundit ishte mbështetës i PS. Duhet t’i themi hapur, prisja të më thuhej kjo nga Policia. Nuk pajtohem me qëndrimin e PD, pata debat me Bardhin për Strukturën e Votës. Çdo subjekt do të bëjë fushatën, por jo deri tek përdorimi i armës. Çfarë është kjo Strukturë e Votës? Sot Policia ka ndaluar një grup ish-ushtarakësh, ish-policë. PS ka pranuar në gjirin e saj persona me të shkuar kriminale, dhe PD që ka mbledhur ish-policë për të mbrojtur votën.’’- tha Klodiana Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb