Vrasja e një 34-vjeçari ka tronditur Fushë-Krujën mëngjesin e sotëm.

Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raportoi për “BalkanWeb” se policia dyshon se 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në këmbë në një vend tjetër dhe më pas është hedhur në kanal.

Ndoj ka qenë duke lëvizur me biçikletë, por në vendin ku u gjet trupi nuk është gjetur biçikleta. Po ashtu në vendin ku u gjet policia nuk ka konstatuar asnjë gëzhojë arme zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb