HIMARA

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Himarë aty ku ngeli i vrarë Ylli Luçaj, 65- vjeçari i cili punonte si roje i rrugës së re në në fshatin Kuç.

Gazetari Enrik Mehmeti zbulon për Neës24 se roja u qëllua 7 herë në kraharor teksa në vendngjarje kishte 14 gëzhoja.

Vendi ku u vra nuk ishte shumë larg vendit ku punonte. Ai u gjet nga i biri i cili doli ta kërkonte 24 orë pasi ai ishte zhdukur.

Madje Luçaj kishte edhe shenja plagësh në trup prej kafshëve të egra në pyll. Tashmë si pistë hetimi është edhe ajo e kultivimit të kanabisit për shkak se ai u gjet i vdekur në një zonë pyjore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb