TIRANË

18 muaj nga vrasja në lokalin ‘Monopoli’ në zonën e ish-bllokut, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë të pandehur Ervis Martinajn. Ndaj 38-vjecarit, Martinaj, i cili deri pak ditë më parë ishte person nën hetim, prokurorët e çështjes kanë ngritur 4 akuza penale, e më konkretisht: ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje’, ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave’, si edhe ‘ Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, vepra këto të parashikuara në nenet e Kodit Penal.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë komandoja i Forcave Ushtarake Merviol Billo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, i cili shërbente si truprojë e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb