KAVAJË

Pak minuta pas ngjarjes ku mbeti i vrarë një burrë rreth 50-vjeç, Policia e Kavajës ka ndaluar katër persona, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes.

Ata  janë ndaluar para xhamisë  në qendër të qytetit, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “BalkanWeb”  ka siguruar edhe momentin kur policia e Kavajës ka ndaluar katër personat e dyshuar për vrasjen e kalimtarit të rastësishëm në lagjen numër katër të qytetit.

Nga të dhënat e para dyshohet se janë përplasur me armë dy grupe rivale , ndërsa viktimë ka mbetur një këmbësor i rastësishëm që nuk ka lidhje me ngjarjen. Nga përplasja me armë janë plagosur edhe 5 persona të tjerë, të cilët raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb