Mes lotësh, një banor i zonës, mik i viktimës në Kuçovë, ka treguar detaje të reja rreth krimit që ndodhi mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Eneida Petova i moshuari pohoi se Ajet Guneli kishte qenë për darkë mbrëmë në shtëpinë e tij, ndërsa theksoi se ai ishte një njeri shumë i mirë.

Mes të tjerash shoku i viktimës tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, Vangjel Polovinën.

“Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin (Qan) E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi (qan) ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit Goraj tha se kishte dëgjuar që autori kishte shkrepur një karikator në drejtim të 41-vjeçarit. “Më thanë se ishte derdhur një karikator i tërë”, kështu më thanë thotë një tjetër banor i kësaj zone që ndodhet në vendngjarje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: