KUÇOVË

Detaje të tjera janë mësuar nga krimi i rëndë i ndodhur në Kuçovë, ditën e sotme.

Gazetarja Eneida Petova për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur afër liqenit të fshatit Goraj, mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30.

Shtetasi Vangjel Polonina ka shtënë me armë  me kallashnikov ndaj Ajet Gunelin. Autori ka tentuar që të ikë nga vendngjarje, por është kapur nga policia.

Arrestimi është kryer pas 10 minutash. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur për motive banale, por nuk dihet nëse ka pasur edhe përplasje fizike mes pronarit dhe qiramarrësit.

Sipas policisë, viktima i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të dyshuar, ndërsa për këtë fakt dhe kishin pasur konflikte, duke çuar në krimin e rëndë.

Autori pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: