Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar në detyrim paraqitje dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn.

Vktor Marku dhe Besim Lama janë liruar në detyrim paraqitje teksa ata u arrestuan disa javë më parë pasi u kapën duke mjekuar Eduart Lamajn, autorin kryesor të vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergj Marku dhe Bujar Lika Hasani mbrëmjen e 30 majit në Laç.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjithashtu pavarësisht kësaj mase, avokatëtArbër Hoxha dhe Dritan Metani të dy mjekëve do kërkojnë revokim të masës së sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’ në Gjykatën e Lartë për të pushuar përfundimisht çështjen.

Eduart Lamaj u arrestua 3 javë pas vrasjes në Laç, teksa prej po kaq kohësh kishte qëndruar i fshehur me plagë në trup gjatë përplasjes së 30 majit. Por pikërisht më 22 qershor ai vendosi të shkojë në një klinikë private në Qyteti Studenti në Tiranë për t’u mjekuar ku dhe u arrestua bashkë me mjekët që e kishin marrë dorëzim.

Për ngjarjen e Laçit është arrestuar edhe Ilir Xhepaj kurse në kërkim janë dy të tjerë bashkëpuntorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb