Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e ndodhur dje në Maliq, në fshatin Zvezdë, ku u vra me sende të forta 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi.

Plagët e marra në kokë nga viktima kanë zbuluar dhe krimin makabër.

Ka qenë fillimisht 50-vjeçari që u konfliktua me babain dhe ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit. Babai i tij, 77-vjeçari Shefki Bylykbashi më pas e ka goditur me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve.

Mësohet se viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe ishte konsumues i pijeve alkoolike.

Pikërisht ditën e djeshme ai ka shkuar i dehur në shtëpinë e tij dhe më pas është konfliktuar me të atin.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë dhe ka marrë në pyetje të moshuarin për të zbardhur të plotë rrethanat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb