FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy të plagosurit e ngjarjes në Mallakastër, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Alfons Dautaj.

Kushëriri i viktimës, Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari të cilët akuzohen për “Kultivim të lëndëve narkotike” do të kalojnë periudhën e tyre të paraburgimit në ambientet e shtëpisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye Prokuroria ka kërkuar këtë masë ndaj dy të rinjve. Ngjarja ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Dautaj ndodhi më 23 qershor në fshatin Ninësh të Fratarit. Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar të këtij krimi Artur dhe Gentjan Pashain.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: