MAT- Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Matit, Dhurata Çupi, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë të ndodhur sot në mesditë në Mat.

Duke sulmuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, deputetja ka shkruar se edhe hasmi nuk preket kur konsumon ushqim. Sipas saj, qeveria e Edi Ramës e ka kthyer në pasiguri totale jetën e shqiptarëve.

“Ngjarje tejet e rëndë sot në Mat.Si deputete e zonës por edhe si qytetare i këtij vendi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të dy punonjësve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Ndersa një punonjes tjeter ështe në gjendje te rënde shëndetesore.Ngjarje e rëndë që dhemb e të lë pa fjalë.Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale në këtë vend, jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë. Ne e dimë që as hasmi nuk preket kur ushqehet, jo më ti merret jeta”, shkruan deputetja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb