Erjon Xhenje, ka mbetur i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri të raportuara këtë të diel në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshqi tha për BalkanWeb, se dyshohet se viktima është një djalë i ri. Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit. Mësohet se autorët kanë qenë me motoçikletë dhe më pas janë futur në një rrugicë dytësore, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Sakaq uniformat blu kanë rrethuar zonën, po ashtu edhe Drejtori i Policisë Shkodër, ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet kryesore.

“Po shihen të gjitha mundësitë, nga kamerat dhe dëshmitarët për të identifikuar autorin”, tha gazetari, Nikshiqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb