SHKODËR

Shkodra është tronditur nga të shtënat e armëve që u regjistruan këtë mëngjes, ku si pasojë humbi jetën Naim Bajri dhe u plagos një tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. “BalkanWeb” mëson se ekzekutimi është kryer në lagjen “Rus”.

Pak pas ngjarjes, një makinë e djegur është gjendur në “Lagjen Guerrile” e Shkodrës dhe dyshohet se është përdorur nga autorët për krimin. Sipas informacioneve të siguruara, Naim Bajrit para 20 viteve i kanë vrarë djalin, Endritin.

Ngjarja ka ndodhur në 21.10.2001, ku Xh.Shega., në bashkëpunim me Ilir Hajdarin dhe Kujtim Barballushi e vranë me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb